Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Prokuroria i kthen celularin Kejvina Kthellës, por i mban makinën

Tuesday, 19 November 2019 10:16

Vetëm një ditë pas kërkesës së Kejvina Kthellës në Gjykatë e Krimeve të Rënda, gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Prokuroria ka vendosur t’i kthejë modeles celularin.

Gazetarja Lala raporton se prokurorët kanë këqyrur telefonin e saj dhe kanë arritur në përfundimin se nuk ka interes më për hetim.

Ndërkohë, Prokuroria ka vendosur të mos i kthejë Kthellës automjetin, të cilin e konsideron provë, ndaj dhe kërkon mbajtjen si mjet i sekuestruar.

Login to post comments