Baba Mondi mesazh politikës nga Gjirokastra: Të mendojnë më tepër për Shqipërinë

Saturday, 23 November 2019 16:50

Nga Universiteti i Gjirokastres ku u zhvillua simpozium per bektashizmin, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj iu drejtua me nje mesazh politikanëve të cilëve iu kërkoi të mendojnë në shumë për Shqipërinë e më pak për interesat e tyre. Baba Mondi iu bëri thirrje shqiptarëve të mos e braktisin vendin e tyre, por të qendrojne të bashkuar.

Në simpoziumin e organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në bashkëpunimin me Universitetin “Eqrem Çabej” me temë “Karakteri kombëtar i besimit bektashi dhe kontributi i spikatur i baba Selim Gjirokastrës” morën pjesë klerikë dhe studiues të bektashizmit. Në përfundim të simpoziumit Baba Mondi shpërndau edhe çertifikata vlerësimi.

Login to post comments