Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi thirret në prokurori. Ai do të merret në pyetje pas postimit në facebook se është kërcënuar.
Edhe presidenti i vendit përmes një tjetër postimi konfirmoi kërcënimin. Aktualisht popyetet në prokurorinë e Tiranës.
“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, deklaronte Meta pak ditë më parë.