Presidenti Ilir Meta njoftoi dje se më 8 dhjetor do të organizojë me qytetarët një tubim. Tubimi do të mbahet në sheshin “Demokracia” në qytetin Studenti.
Aktiviteti i kreut të shtetit është pjesë e nismës për dialog me qytetarët, me qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës.
Thirrja e kreut të shtetit për të mbrojtur kushtetutën ka marrë mbështetje masive në rrjetet sociale. Janë me mijëra qytetarë që kanë reaguar pozitivisht dhe shprehin gatishmërinë për të qenë më 8 dhjetor në sheshin “Demokracia”, aty ku studentët nisën rreth 30 vjet më parë protestat për rrëzimin e komunizmit.