FOTOT/Pasojat e tërmetit të fundit mbi kompleksin 12-katësh

E mërkurë, 27 November 2019 19:02

Një kompleks pallatesh 12-katësh në Durrës ka pësuar dëmtime të mëdha nga goditjet e fundit të tërmetit.

Dëmtimet më të shumta, ai i ka marrë nga tërmeti i pasdites së të mërkurës, i cili ishte me magnitudë 5.3 i shkallës rihter.

Ky kompleks pallatesh ka 285 apartamente dhe aty jetonin 150 familje. Nga tërmeti i fundit janë shkëputur pjesa më e madhe e mureve anësore, janë shembur shkallët, ndërsa pallati është anuar.

 

 

 

Fatmirësisht, në tërmetin e së mërkurës nuk kishte banorë që ndodheshin në ndërtesë. “Ka pasur banorë që herë pas here janë ngjitur në momente të ndryshme, por në momentin e tërmetit nuk kishte në pallat. Ne nuk futemi më aty as për të marrë rrobat”, shprehet një prej banorëve.

Login to post comments