Ja pse Rama duhej të shpallte Gjendjen e Emergjencës e jo atë të Jashtëzakonshme

E mërkurë, 27 November 2019 19:42

Gjendja e jashtëzakonshme të cilën Edi Rama e vendosi sot me vendim qeverie, është një gjë krejt tjetër nga shpallja e Gjendjes së Emergjencës Civile për shkak fatkeqësive natyrore.

Specialistët që njohin ligjet e vendit dhe shtetin, thanë për SYRI.net se, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall Parlamenti dhe jo Qeveria dhe duhet një dekret nga Presidenti.

‘Ajo shpallet vetëm kur kërcënohet siguria kombëtare dhe rendi kushtetues i vendit dhe ka kufizime politike dhe shoqërore’, theksojnë specialistët.

 

Qeveria ka të drejtë të shpallë Gjendjen e Emergjencës Civile për shkak fatkeqësive natyrore.

Login to post comments