Mbrëmjen e sotme Presidenti, Ilir Meta është në Durrës, aty ku tërmeti ka shënuar shumë dëme materiale dhe disa viktima.
I pyetur nëse do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë, Presidenti Meta tha se nuk është momenti i duhur për të shkëputur nga puna drejtuesit.
“Tani nuk është momenti për ti shkëputur drejtuesit nga puna dhe përkushtimi. Jemi në kushtet e emergjencës. Secili duhet të bëjë detyrën e tij. Më pas do ti bëjmë të gjitha konkluzionet.
Shpresoj që më të keqen ta kemi lënë pas dhe me qetësi, kurajë dhe solidaritet duhet të shohim përpara”, u shpreh Presidenti.