Meta: Të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit

E Enjte, 28 November 2019 09:44
 
 
 
Kreu i shtetit, Ilir Meta, doli me një mesazh solidariteti në Ditën e Flamurit.
 
Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni!
Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.
 
Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar.
 
Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten.
 
Modifikuar më E Enjte, 28 November 2019 09:45
Login to post comments