‘Në pritje të një mrekullie gjithmonë e më të pamundur mes rrënojave, ndoshta një tjetër po ndodh'.
Kështu shkruan e përditshmja e njohur italiane, Corriera della Sera, që i referohet faktit se shqiptarët, kosovarët, serbët, kroatët dhe maqedonasit po bashkëpunojnë krah për krah për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat në Durrës dhe Thumanë.
LEXO EDHE:
Ramush Haradinaj: Edhe në këtë 28 Nëntor, ne jemi të bashkuar!
Ata po punojnë të solidarizuar për një qëlim të përbashkët.
Në Thumanë, një orë larg Durrësit, ka mbërritur një ekip nga Nishi i Serbisë me dhjetëra burra. Në anën tjetër të rrugës po punon një ekip nga Kosova, një skuadër zjarrfikësish.
“Probleme? Asnjë. Ndoshta është koha që të bëhemi miq,” thonë ata.
Kurse mjeku Skënder Brataj, që po ngre një tendë, thotë se shpesh “ne jemi të burgosur të paragjykimeve tona”.