Faqja e internetit që publikon në kohë reale tërmetet në të gjithë botën, “Excise Movement and Control System”, e njohur shkurt, si EMCS thotë se që prej kur është hapur si faqe në vitin 2014, nuk ka regjistruar kurrë aq shumë tërmetet sa ato që kanë rënë në Shqipëri ditët e fundit.
“Që prej fillimit të aplikacionit LastQuake në 2014, kurrë nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të tërmeteve që janë ndjerë në të njëjtin rajon. Kjo është një kohë shumë e paqartë dhe e vështirë për njerëzit e prekur nga lëvizjet e tokës në Shqipëri. Jemi pranë jush. Qofshi të sigurt”, shkruan faqja.