Pas vendimit te mengjesit te sotem te kryeminstrit Rama per te perfshire ne zonen e emergjences edhe Laçin, perpos Durresit e Tiranes, duke pohuar se ndan te njejtin shqetesim me liderin e PD-se, Basha, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i drejtohet me nje propozim kryeqeveritarit.
Ai i propozon me anë të një statusi në fb kryeministrit Rama që bashkë me Laçin, duhet përfshirë në të njejtin program edhe Lezha me rreth 250 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.
Në fakt zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka kërkuar që pasi ra tërmeti i 26 nëntorit që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e pasi qeveria e bëri këtë për qarqet Durrës dhe Tiranë, zëvendëskryetari i LSI-së i kujtoi qeverisë se ka harruar qarkun e Lezhës.
Ai ka kërkuar që pasi ra tërmeti i 26 nëntorit, qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e pasi qeveria e bëri këtë për qarqet Durrës dhe Tiranë, zëvendëskryetari i LSI-së i kujtoi qeverisë se ka harruar qarkun e Lezhës.
Ja postimi i plotë i zëvendëskryetarit të LSI-së:
Qeveria korrigjon vendimin: përfshin Laçin në perimetrin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por “harron” Lezhën me rreth 250 shtëpi të dëmtuara!
Qeveria duhet ta rishohë e ta rikonceptojë sërish vendimin e vet për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore siç bëri sot, duke përfshirë në perimetrin e përgjegjësisë shtetërore sipas ligjit për emergjencat civile bashkë me qarkun e Durrësit dhe të Tiranës, edhe Laçin ose më saktë bashkinë e Kurbinit.
Por, nëse kryeministri apo ata që e informojnë në qeverinë e tij nuk e dinë, po e informoj unë publikisht se dëme të rënda tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar edhe në bashkinë e Lezhës, ku sipas verifikimeve të bëra nga autoritetet zyrtare rezultojnë të dëmtuara rreth 250 shtëpi.