Dëmet nga tërmeti, Azerbajxhani ndihmon Shqipërinë me 500 mijë euro

Premte, 29 November 2019 15:34

Kabineti i Ministrave i Azerbajxhanit ka lëshuar një urdhër “Për shpërndarjen e burimeve Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit që kanë vuajtur nga fatkeqësia natyrore që ndodhi në Republikën shqiptare”, raporton ONA.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Azerbajxhanit ka ndarë paratë nga  Fondi Rezervë, për të ndihmuar vendin tonë pr t’u rimëkëmbur pas tërmetit të fortë 6.4 ballë, që tronditi vendin më datë 26 nëntor, shkruajnë mediat vendore.

Po ashtu, mediat azerbajxhanase raportojnë se nga tërmeti në Shqipëri kanë ndërruar jetë së paku 50 persona. Dyshohet se ende ka persona që janë nën rrënoja, kurse kërkimet për personat që gjenden nën rrënoja, vazhdojnë.

Login to post comments