Morena Taraku tregon kontributin e saj për të dëmtuarit nga tërmeti

Premte, 29 November 2019 16:39

Personazhet e njohur në vend u janë gjendur pranë të gjitha familjeve të prekura nga tërmeti i fuqishëm që shkaktoi 50 viktima e shumë të plagosur.

Edhe Morena Taraku është sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë dhe ka ofruar ndihmë veçanërisht për moshat e treta dhe të sëmurët.

“Po mendoja për të moshuarit e të sëmurët… sepse e di sa e vështirë është të kesh dikënd të sëmurë në familje. Dhe doja të thosha: Të gjithë ata që janë të prekur nga tragjedia në Shqipëri dhe tani gjenden në Kosovë dhe kanë nevojë për barna dhe terapi që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe nuk kanë mundësi për t’i pasur ato le të më kontaktojnë mua në DM… Do jem këtu për t’ju ndihmuar me gjithë forcat e mia”, ka shkruar Morena në një postim në ‘Instagram’.
Login to post comments