Janë pezulluar punimet në rrënojat tashmë të asaj që dikur ishte hotel ‘Miramare’ në Durrës.
Grupi malazez i kërkimeve bashkë me qentë e specializuar deklarojnë se në rrënoja nuk rezulton të ketë trupa të tjerë
Sipas tyre, dyshimet e ekipeve të djeshme që mund të kishte persona të tjerë nën rrënoja, ka qenë për shkak të lehjes së qenit.
Por malazezët thonë me shumë mundësi qeni ka nuhatur gjakun e mbetur të personave që janë nxjerrë.
Por pala shqiptare bashkë me atë zvicerane do te vijojnë kërkimet , fillimisht me eskavator për të lëvizur inertet.