Qendra Sizmiologjike Mesdhetare: Pasgoditjet janë të kufizuara, shpresojmë të gjeni pak paqe

Premte, 29 November 2019 18:30

Qendra Sizimiologjike Mesdhetare (European-Mediterranean Seismological Centre), e cila është e specializuar në përllogaritjen e tërmeteve ka përditësuar vëzhgimin për paslëkundjet e tërmeteve në Shqipëri.

Në një reagim në Twitter, EMSC bën me dije se intensiteti i paslëkundjeve është ulur duke bërë edhe thirrje shqiptarëve që të qetësohen.

“Aktiviteti i paslëkundjeve është kufizuar. Shpresojmë që shkallës së pasojës do të vazhdojë të ulet kështu që miqtë tanë në Shqipëri të gjejnë pak paqe. Qëndroni të sigurtë.”

Login to post comments