Inxhinierja e ndërtimit, Prof. Dr. Luljeta Bozo, duke folur në RTSH24 lidhur me shkatërrimet nga tërmeti në Plazhin e Durrësit, kujtoi se në këtë zonë ishte kategorikisht e ndaluar të ndërtohej para viteve 90. Ndërkaq “pallatet në Thumanë janë ndërtuar para viteve ’90 me kontribut vullnetar”, tha ajo.
“Në disa pallate të shembura brezi sizmik mungon”, tha zonja Bozo. “Për çdo lloj dëmtimi nga tërmeti duhet gjetur shkaku” sugjeroi ajo.
“Nëse do të zbatoheshin kushtet teknike nuk do të kishte kaq shumë dëme Inxhinierja e ndërtimit” tha Prof.Dr. Luljeta Bozo në RTSH24.
Ajo ishte kategorike kur tha se “Nuk duhet lejuar të ndërtohet në zonat që janë të rrezikshme”.
Prof. Dr. Luljeta Bozo tha se më e keqja ka kaluar, por tani duhet shumë kujdes në vlerësimin e dëmeve dhe situatës.