Tre ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë dhe që la pas 49 të vdekur dhe rreth 900 të plagosur, gazetari Ermal Mulosmani ka sjellë në vëmendje deklaratën paralajmëruese presidentit të Republikës Ilir Meta, më 30 korrik 2019, kur kërkonte nga institucionet të merrnin masa për rrezikun e tërmeteve.
Deklarata e kreut të shtetit vinte pas një seri tërmetesh në Greqi dhe në juglindje të vendit, ndërsa shtypi pranë qeverisë e sulmoi në mënyrën me të ulët.
Sot, Mulosmani kërkon nga këto media që ti kërkojnë ndjesë publike presidentit Meta.
“Nuk po them dikush tjetër por ky, kasneci i Kryeministrit, që mburret me shqiptarizmin, duhet të gjejë kurajon e t’i kërkojë ndjesë Ilir Metës.
Nuk po shtoj këtu edhe Spiropalin se është shtatzënë dhe boll e bëri rezil Skënderbeu para pesë ditësh. Data ka qenë 30 Korrik 2019”, shkruan Mulosmani në postimin e tij duke publikuar edhe faqen e parë të gazetës “Shqiptarja.com