Nga Orjola Pampuri/
Pas fatkeqësive të tilla natyrore, paniku, ankthi, stresi jane ndjesi normale, apo bashkëshoqëruese të ngjarjeve të tilla, apo pamundesia për të harruar ngjarjen, apo kujtime të herëpas'hershme të ngjarjes, ashtu sikurse po ndodh edhe në rastin konkret ku nga fëmijet, të moshuarit, dhe të rriturit kanë simptoma ankthi, e paniku.
Në qoftë se këto simptoma zgjasin disa ditë deri në javë dhe ju pengojnë t'i ktheheni jetës normale, dhe nuk arrini të krijoni ekuilibrat normale emocionale, atëherë po përballemi me PTSD, çrregullimin e stresit postraumatik, i cili kërkon trajtim me psikoterapi, dhe në rastet kur ankthi është i vazhdueshëm duke u bashkëshoqëruar me PTSD, SIGURISHT me këshillen e mjekut mund të kërkojë dhe përdorimin e medikamenteve për trajtimin e ankthit. Megjithese në përgjithësi sipas studimeve, 1 në 10 persona që përjetojne situata traumatike, në rastin konkret, termete, preken nga PTSD, ku prevalencën më të lartë e kanë burrat në krahasim me gratë.
Gjithsesi në momente të tilla, nevoja e mbështetjes emocionale, vendosja në ambjente të sigurta e të qeta, sigurimi i nevojave imediate, janë prioritare. Psikoterapia dhe mbështetja psikosociale është e nevojshme, pasi ata të ndjehen të sigurt, të kenë një strehe, të kenë ushqim, dhe të kenë mbështetje që gjithçka do t'i kthehet normalitetit, të flitet me fëmijët, pse jo dhe me të rriturit, me qëllim që ata të zhvendosin vemendjen nga momentet e dhimbshme që kanë kaluar, të sigurohen që nuk janë vetëm, dhe mbështetja nuk do t'i mungojë për asnjë çast.
Të sigurohen që e gjitha kjo ishte një situate, ku nuk ka fajtor. Por ama duhet të kuptojmë që menaxhimi i kësaj situate nuk përjashton fajtorët.