Gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar deri në mëngjes toka ka vijuar me lëkundjet sizmike. Sipas IGJEUM, janë regjistruar nëntë lëkundje deri në orën 07:07 të mëngjesit të sotëm.
Siç duket qartë edhe në tabelën më poshtë, magnituda e lëkundjeve të tërmetit ka qenë në rënie, krahasuar me paslëkundjet e mëparshme që pasuan tërmetin tragjik që shënoi 50 viktima.
Lëkundja e fundit e regjistruar ka qenë me magnitudë 2.6 dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit. Lëkundja me magnitudën më të fortë ka qenë ajo me epiqendër në Lalëz me forcë 3.4 e cila u shënua rreth orës 05:16 të mëngjesit të sotëm.