Rrëfimi i inxhinierit, a duhet të jetojmë pa frikë në banesa?

Saturday, 30 November 2019 10:59

Durrësi sot është gdhirë i boshatisur. Në shtëpi dhe biznese nuk ka njëri. Shumica kanë ikur nga qyteti nga frika e lëkundjeve të tërmetit, kurse më të prekurit me shtëpi të dëmtuara ndodhen në çadra.

Gazetarja e “Abc Neës” Ajgena Korbi intervistoi live sot nga Durrësi inxhinierin Agim Seranaj, i cili është edhe Zv.Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë në Tiranë.

Seranaj është duke bërë inspektime të bansave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës për të parë nëse janë të banueshme ose jo. Sipas tij, nëse konstatohet se banesat janë të pabanueshme, ato do të prishën, ndërsa për të tjerat do të bëhet një inspektim edhe më i hollësishëm dhe nëse vlerësohet se mund të ripartohen, do të veprohet kështu.

“Fillimisht, kur sapo ndodhi tërmeti në kusht emergjence na duhej të shkonim për inspektim shtëpi më shtëpi për të bërë vlerësimet e para. Tani kemi pak më tepër kohë në dispozicion për të vlëresuar edhe ato banesa që duken më pak të dëmtuara”, shprehet ai.

Sipas inxhinierit, për këto banesa do të duhet një vlerësim më i imtësishëm pasi mund të ketë ndërtesa që duken të dëmtuara shumë, por që nuk bëhet fjalë për dëmtim strukturor.

“Pallati mund të duket se është dëmtuar shumë, por nëse nuk ka dëmtim strukturor, ai mund të riparohet dhe të bëhet i banueshëm sërish”, u shpreh ai.

I pyetur se çfarë ka çuar në shkatërrimin total të disa ndërtesave duke u zhytur në tokë, Seranaj e ka shpjeguar këtë me fenomenin e lëngëzimit të rerërave.

“Kur ndërtohet mbi rërë dhe ato nuk drenohen, gjatë tërmetit ndodh fenomeni i lëngëzimit duke bërë që ndërtesa të zhytët në të”, u shpreh ai.

Një fenomen i tillë u vërejt në disa zona të Durrësit, siç ishte “zhdukja” e katër kateve të një ndertesa pesë katëshe në Kënetë apo zhytja e dy katëve të një një tjetër pallati gjashtë katësh në lagjen nr.13.

Një numër i madh banorësh në Durrës, Tiranë si edhe qytete të tjera janë të shqetësuar për shkak se kanë konstatuar çarje të mureve duke qenë të pasigurt nëse duhet të jetojnë ose jo më aty.

“Nëse nuk ka plasaritje mund të banohet pa marrë një specialist për inspektim. Nëse ka plasaritje të vogla dhe nuk e vlerëson dot vetë, qytetarët duhet të thërrasin specialistin. Ai vendos nëse mund të bëhet e banueshme duke e riparuar”, shprehet Seranaj.

Seranaj u shpreh gjithashtu se shkatërrimi i banesave në Durrës ka ardhur për shkaqe të ndryshme, diku nga lëngëzimi i rërës dhe diku tjetër për shkak të strukturës së dobët të kateve të para, siç është rasti i Hotel “Lubjanës”. /abcnews.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...