Situatë e tensionuar është regjistruar edhe në shkollën, Leonik Tomeo në Durrës sa i takon shpërndarjes së ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 të vdekur, shumë të plagosur e mijëra të pastrehë.
Banorët janë konflikuar me personat përgjegjës në këtë shkollë, pasi sipas tyre edhe pse i është thënë se kjo godinë është vetëm një pikë grumbullimi e ndihmave, ata pretendojnë se po bëhet një ndarje selektive e tyre. Sipas banorëve, të cilët thonë se presin prej orësh e orësh, kanë parë makina të mbushen e të largohen prej andej me ndihma.