Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar nga afër Kasharin, i cili ka pasur dëmtime në ndërtesa nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa bashkëbisedonte nga afër me banorët, ku dëgjonte shqetësimet e tyre, kreu i qeverisë tha se tani e rëndësishme ngelet qetësimi i njerëzve. Ai pohoi se gjerat do të bëhen me radhë.
“Tani e rëndësishme është të qetësojmë njerëzit. Çadra me standarde do të jenë në dispozicionin tuaj për pak kohe. Të gjitha do të zgjidhen me pak durim. Sot në këtë moment nuk mund të fillojnë riparimet, pasi gjërat do të bëhen me radhë”, tha Rama. Ndërkohë, teksa një banore i shprehte Ramës shqetësimin se nuk ishte pajisur me një letër nga njësia administrative pasi banesa e saj ishte dëmtuar, kryeministri urdhëroi kryetarin e Kasharit që të merrej me rastin në fjalë.
“Merre prej dore dhe çoje tek njësia tani…çojë tek njësia dhe mbaro punë se e di unë ça bëni unë kur iki”, iu drejtua Rama kryetarit të njësisë administrative të Kasharit.