U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, nis puna për shembjen e hotelit në Durrës. Godina 4-katëshe e kthyer në gërmadhë

Diel, 01 December 2019 10:40

Ndonëse operacioni për kërkimin e trupave të pajetë nën rrënoja ka përfunduar, vijon puna në terren për pastrimin e zonave të goditura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që la pas 51 të vdekur.

Ditën e sotme aksioni është përqendruar në një prej hoteleve të shembura në Durrës. Bëhet fjalë për hotelin ‘Vila Verde’, një ndërtesë 4 katëshe që është shkatërruar komplet nga tërmeti, ndërsa rrezikon dhe ndërtesat e tjera aty pranë.

 
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se tashmë ka nisur puna për shembjen e ndërtesës, ku po ndërhyjnë fadroma dhe punonjës të ndërtimit.

Login to post comments