Kryeministri Rama e ka bërë si traditë që cdo mëngjes t’i përshëndes shqiptarët me video e foto të qytetarëve të punësuar gjatë ditëve të fundit.
“Me Suadën, që tregon se si nisja e punës qoftë edhe me një rrogë të ulët është baza e rritjes profesionale dhe e ngjitjes së shkallëve të pagesës, për këdo që ka ambicie për më shumë e vullnet të fortë për punë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Por kryeministri ka dalë blof, pasi vajza është punësuar dy vjet më parë nga kompania “Forschner Albania”.
Mjafton që të futesh në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe shikon të shkruar: “Suada Çeka, 29 vjeç, nënë e dy fëmijëve, është regjistruar prej kohësh pranë Zyrës tonë. Ka qënë pjesë e Programeve të Nxitjes së Punësimit pranë një shtypshkronje. Tashmë, finalizuam me sukses së bashku punësimin e saj tek “Forschner Albania”.Urojmë shumë suksese për Suadën!”
Një muaj më pas në tetor 2015 po kjo faqe shkruan: “Në ambientet e punës së “Forschner Albania” takojmë Ajshe Goga, Elvana Tafa, Brunilda Stafa dhe Suada Ceka, punonjëset më të reja të kësaj kompanie, ndërmjetësuar nga ne. Falenderojmë kompaninë “Forschner Albania” për mundësinë që i ofron kanditdatëve të zyrës tonë të punësimit”.
Pra, 1 e punësuar, 3 reklama! Dy herë nga shërbimi i punësimit e një herë nga Kryeministri.
Por kryeministri Rama pas heqjes së ndihmës ekonomike për qindra familje, u përball me reagime të ashpra nga opozita e për këtë arsye nuk i ndal postimet propagandistike në Facebook, duke gënjyer opinionin publik për punësime imagjinare.