Londra ankohet për bandat shqiptare të kokainës: Shesin drogë jo të pastër. Po vdesin njerëz!

Tuesday, 17 Prill 2018 18:47

Shqipëria dhe shqiptarët bëhen sërisht epiqendër e gazetave më të mëdha britanike. “Thë Telegraph”, analizon rritjen e përdoruesve të drogave të forta si kokaina dhe papastërtisë së cilësisë së saj. Lufta e dhunshme, shkruan ajo, që po zhvillohet midis bandave të organizuara që konkurrojnë për të shitur kokainë tek njerëzit e pasur do të shohin rritjen e pastërtisë në nivele të rrezikshme dhe do të rezultojë në një numër rekord vdekjesh të drogës. Në këto banda, “Thë Telegraph” përfshin edhe shqiptarët, për të cilët shkruan se janë grupe të strukturuara kriminale. "Çmimet e kokainës në të vërtetë mund të bien, sepse bandat kriminale të organizuara shqiptare në kontrollin e tregut kanë ndikuar vërtet në çmimet e shitjes me shumicë," citohet një ekspert i policisë britanike. Gazeta e njohur britanike thotë se shqiptarët po shesin kokainë jo të pastër, me përzierje të shumta që shton sasinë dhe ul cilësinë. Për këtë arsye bandat shqiptare po e shesin droggën më lirë se bandat rivale.Ndërsa një kilogram "me shumicë" kushton 50,000 paund, Z. Saggers thotë se bandat e Europës Lindore (shqiptarët) e kanë ulur në mënyrë të përsëritur këtë çmim - tani ai është rreth 30,000 paund për kg.

Login to post comments