Autobusi me targa Vlore për pak shkakton tragjedi në Itali, ja çfarë ndodhi në mesnatë

Saturday, 07 December 2019 17:41

Një incident i rëndë për pak u ka marrë jetën dy të rinjve në Torino të Italisë. Ata po udhëtonin me skuter, kur janë përplasur me një autobus me targa të Vlorës që ishte parkuar në rrugën Via Borselino pranë burgjeve ‘Le Nuove’ aty ku parkohen autobusat që nisen për në Europën Lindore.

Një nga djemtë tha: ‘Pashë mikun tim që u përplas në derën e hapur të autobusit. Ishim në radhë njëri pas tjetrit. Ishte errësirë, unë kalova midis autobusit dhe shinave dhe rrëshkita ku shpëtova për pak duke shmangur përplasjen, sepse nuk dukej asgjë’

Sipas dëshmitarëve, italiani i plagosur kishte një plagë të thellë në kokë. Ndërsa një nga personat e ekuipazhit të autobusit mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe është në kërkim nga policia.

Sapo djali ra në tokë dhe mbeti i palëvizshëm, një burrë i cili ishte pjesë e ekuipazhit mbylli derën e autobusit dhe u largua me shpejtësi.

Gjatë incidentit mësohet po ashtu se shoferi i Hermes Airlines travel ishte duke fjetur. ‘Jam i sigurtë që dera ishte e mbyllur, unë po pushoja pasi isha i mërzitur, Në orën 2.00 të mëngjesit më duhet të nisesha për në Brindisi, për ta kthyer autobusin më pas në Shqipëri, por shtyva nisjen për shkak të lodhjes së madhe’ –tha shoferi.

Login to post comments