Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku si pasojë gjeti vdekjen një person. Viktima është identifikuar si Mikel Bode 37-vjeç, banues në fshatin Orman.
Sipas policisë makina tip “Benz” me te cilin ai po udhëtonte doli nga rruga. Raportohet se shoferin e ka zënë automjeti poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Rëmbec.
Si shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë. Gjithashtu në këtë rrugë dytësore mungon totalisht sinjalistika.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.