E RËNDË në Shkodër/ Efektivi i RENEA-s bie në greminë, vështirësi në nxjerrje

Hënë, 09 December 2019 10:47

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Dukagjin të Shkodrës, ku një efektiv i forcave RENEA ka rënë në greminë.

Efektivi është Bledar Belululi, dhe sipas raportimeve paraprake, ai ka pësuar dëmtime në të dyja këmbët.

Ngjarja ka ndodhur në malin e Zorgjit, një zonë me terren të thyer malor dhe operacioni i shpetimit të tij paraqitet i komplikuar.

Ndërkaq pritet ndërhyrja e autoriteteve përmes ajrit.

Efektivi Beluli ka qenë në mal për shëtitje në momentin kur përfundoi në greminë.

Login to post comments