Pas tërmetit të 26 nëntorit, me urdhër të ministres së Arsimit, sot rifillonte procesi mësimor në zonat e prekura, përfshirë edhe Tiranën.
Por disa prindër, kanë zgjedhur që ti mos i çojnë fëmijët në shkollën 9-vjeçare 'Emin Duraku'.
Rreth 51 prindër i kanë dërguar ministres së Arsimit një shkresë, ku kërkojnë garanci për siguri në mënyrë që ti sjellin fëmijët në shkollë.
Pas tërmetit 6.4 ballë, një pjesë e kësaj shkolle u mbyll për shkak të dëmeve. Nxënësit do të zhvillojnë mësimin turnin e dytë, në pjesën e godinës që është më e sigurt.