Tërmeti/ Psikologia: Trauma mund të zgjasë deri 4 javë, si të veprojmë me fëmijët

Hënë, 09 December 2019 12:37

Psikologia Artemis Shehu në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se trauma pas-tërmet mund të zgjasë deri në katër javë.

Çdo stimul që ka të bëjë me tërmetet, ka pasoja ende, për shkak se trauma vazhdon. Mund të hasim në pjesës të traumës edhe tani. Ka edhe kategori që kanë një traumë më të madhe dhe atyre iu duhen deri 4 javë që të kthehen në normalitet.”, tha Shehu.

Psikologia tregoi edhe si të veprojmë me fëmijët dhe cila është kategoria e të miturve që preket më tepër nga ankthi.

“Mosha 10 deri 11 vjeç është ajo më e prekur, kur nis dhe koncepti i vdekjes. Në këtë moshë, duke qenë se femijët janë duke menduar ndoshta mbi vdekjen dhe sa e tmerrshme është kjo gjë. Ndërsa nën 10 vjeç e quajnë mungesë sigurie. Duhet të edukojmë fëmijët se këto janë situata që duken anormale, por që edhe ndodhin. Pjesa e sigurisë ka shumë rëndësi. Duhet një forcë e madhe psikologjike ndaj fenomenit. Ndihma mediatike për mua është shumë e rëndësishme. Mediat kanë ndihmuar në aspektin psikologjik”, u shpreh ajo.

Psikologia Artemis Shehu theksoi se edhe mësuesit kanë rolin e tyre në përballimin e situatës.

Unë mendoj se mësuesit kanë një përgjegjësi të madhe. Do thosha që të parët që duhet të jenë të qetë janë priindërit. Puna mendoj se fillon nga vetja. Iu bëj thirrje prindërve që të transmetojnë qetësi tek fëmijët, sigurinë e tyre patjetër. Mësuesit kanë nevojë edhe për sigurinë e prindit. Madje, është me rëndësi të bëhet edhe krijimi i situatave simuluese si të bëjmë në këto raste.”, deklaroi psikologia Shehu.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...