Një aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë.
Burime nga policia thanë se aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën nacionale Sarande-Gjirokastër në vendin e quajtur Vrion.
Viktima mësohet se është identifikuar si Kosta Kaça rreth 75 vjeç.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.