Ministria e Brendshme do të ngrejë padi penale kundër M.S. 49 vjeçar nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ kërcënim të sigurisë”.
“Mbrëmë pas një denoncimi për kërcënime serioze me jetë përmes rrjetit social Facebook, drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, Sektori kompjuterik i MPB-së ka kryer bastisje në shtëpinë e M.S. pas çka janë konfiskuar mjete të lidhura me veprën penale, derisa personi në fjalë është prangosur.
Nga MPB-ja thanë se për rastin është njoftuar edhe prokurori publik./ina