Fustani kadif ngjyrë blu i veshur nga Princeshë Diana kur bëri kërcimin e famshmë me aktorin John Travolta është shitur për 347.000 dollarë.
Princesha e veshi fustanin, të realizuar nga Victor Edelstein, në një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë në nëntor 1985.
Fustani kadife në ngjyrë blu, në gjatësi deri poshtë gjurit, është një nga veshjet më të njohura të princeshës e cila ndërroi jetë në vitin 1997.
Fotografitë e Princeshës dhe yllit të Hollywood duke kërcyer në holl nën ritmin e muzikës së "Saturday Night Fever" u panë në të gjithë botën. Ndërsa Travola e përshkroi përvojën si një përrallë.
Veshja u ble të martën nga Historic Royal Palaces (HRP), një organizatë bamirësie në Britani.
Blerja e fustanit u bë një ditë pasi veshja nuk arriti të shitej në ankand.
"Ne jemi të kënaqur që fituam këtë fustan ikonik mbrëmje për Royal Ceremonial Dress Collection, një koleksion me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare,”-tha Eleri Lynn.
Por HRP e bleu fustanin jashtë ankandit, sipas një zëdhënësi.