Sebepi tërmeti, në Kombinat bashkia ua merr banesën pa arsye 1500 familjeve

E mërkurë, 11 December 2019 21:00

Këto objekte janë ndërtuar rreth 50 vite më parë, të njohura edhe si pallatet ruse. Familjet i kanë privatizuar me vendim të Entit të Banesave dhe në to jetojnë prej vitesh.

Nga tërmeti i 26 nëtorit dolën të tronditur por shprehen se nuk ka dëmtime.

"Asnjë prishje nuk ka, asnjë dëmtim, asnjë çarje."

Por bashkia ka vendosur që ti shembë, duke mos dhënë asnjë zgjidhje për pronësinë edhe pse kanë certifikatë hipotekore.

"Shtëpinë e kam të privatizuar, e kam blerë te Enti Kombëtar i Banesave para 6 muajsh. Erion Veoliaj kësaj loje ja ka nisur që në zgjedhjet që ka bërë se Kombinatin do të rrafshoj, do ta prishi."

"I lutem shtetit të më lërë rehat, 77 vjeç dhe të kem këto siklete. Për mua ky është tërmeti i 26 nëntorit."

Argument u është dhënë se janë të pabanueshme por ekspertët u kanë thënë të kundërtën.

"Erdhi një përkthyes dhe katër të huaj dhe thanë është në rregull. Këta tani thonë se nuk është në rregull."

"Mbrëmë në orën 9 të darkës kanë vendosur shirit poshtë shkallëve që është e pabanueshme me vendim bashkie."

"Më erdhën dy inxhinerë, më thanë o xhaxhi ti nuk ke asgjë. Kjo është një proces që duan të shkatërrojnë Kombinatin dhe të shtojnë sa më shumë faturën e tërmetit."

"Ekipi i kontrollit të verifikimit ka ardhur pardje, e ka parë shtëpinë tre katëshe dhe e ka nxjerrë të banueshme."

Rreth 1500 familje në këtë lagje shprehen të vendosur se nuk do ti lirojnë shtëpitë.

Sipas tyre, qëllimi është krijimi i hapësirave për pallate të reja.

Modifikuar më E mërkurë, 11 December 2019 22:00
Login to post comments