Ekspertët çekë, të cilët ndodhen në Shqipëri për vlerësimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, kanë inspektuar sot banesat në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24, ata sqaruan për gazetarin Erjon Skëndaj se si arrijnë në vlerësimin e dëmve përmes një aparature që vendosën në kolonën e murit.