as ndryshimeve të pushtetit, çdo ministër apo drejtor policie, bën tenderë të rinj dhe gjatë këtyre viteve, policia jonë ka ndryshuar herë pas here “fytyrë”. Madje, secili ministër apo drejtor policie ka kallëzuar penalisht paraardhësit e tyre. Pak muaj më parë, ministri aktual i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, anuloi supertenderin e Saimir Tahirit për uniformat me vlerë 10 milionë euro.
Ndërkohë, së fundmi, vetë Xhafaj ka urdhëruar bërjen e një tenderi për uniformat e policisë. Dokumentet e dorëzuara në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjta me ato të dorëzuara gjatë kohës së Saimir Tahirit.
Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, të hapur para pak ditësh, me objekt “blerje konfeksione (veshje) për uniformën verore për Policinë e Shtetit”. Fondi limit është 190.253.400 lekë të reja pa TVSH. Nëse do llogaritet edhe TVSH-ja, shuma shkon në rreth 2 milionë euro. Mësohet se afati kohor për ekzekutimin është 45 ditë nga lidhja e kontratës dhe hapja e ofertave do të bëhet më datë 7 maj. Policia kërkon 9.089 pantallona vere për meshkuj, 549 pantallona vere femra, 549 funde, 1.002 pantallona vere, 16.884 këmishë bojë qielli etj.
Një vit më parë, ministri Tahiri, i shoqëruar nga kryeministri Rama, dolën krah për krah njëri tjetrit, duke prezantuar uniformat e reja. Pas atij takimi, ministria hapi një tenderi me fond limit 1 292 618 666 (10 milionë euro). Ky tender kishte burim financimi nga buxheti i shtetit dhe objekti i kontratës “uniforma për policinë e shtetit, elementët që e plotësojnë dhe këpucë”.
Megjithatë, shumë shpejt këtyre uniformave ”u doli boja” dhe punonjësit e policisë dolën para qytetarëve si ”leckamanë”. Me të drejtë, ministri i atëhershëm Tahiri inicioi një procedim penal për bërësit e uniformave. Por, shumë zhurmë për asgjë, pasi kjo çështje u pushua dhe vetë ish-ministri i Brendshëm nuk ankimoi vendimet e drejtësisë.