Ai u përpoq ta digjte të gjallë gruan e tij, e cila shpëtoi në minutën e fundit, por u dogj rëndë dhe po lufton për të mbijetuar.
Ishin këta të fundit që bënë të mundur nxjerrjen e 39 vjeçares shqiptare nga banesa.
Gruaja u transportua me shpejtësi nga ambulanca për në spitalin e përgjithshëm të qytetit, ku ajo është në gjendje kritike pasi pësoi djegie të shkallës së dytë në pjesën më të madhe të trupit.
Në fillim u konsiderua si një aksident, por shumë shpejt u zbulua se zjarri nuk ishte shkaktuar nga ndonjë aparat i ndezur ose ndonjë gjë tjetër, por nga përpjekja për të vrarë gruan nga ana e burrit shqiptar 45 vjeçare.
Sipas asaj që është konfirmuar nga policia, çifti ka pasur një grindje midis tyre dhe në atë moment, burri e ka lyer me benzinë duke i vënë zjarrin. Edhe vetë burri ka marrë djegie duke përfunduar në spital. Ai është arrestuar nga oficerët e Policisë së Sigurisë në Kalamata, të cilët po hetojnë shkaqet e tragjedisë.
Mediat greke shkruajnë se sipas hetimeve fillestare, arsyeja që 45-vjeçari kreu këtë veprim makabër ishte për shkak të xhelozisë ndaj gruas.
E gjitha filloi vonë në mbrëmjen e së mërkurës, kur çifti me origjinë shqiptare nisi të grindej në apartamentin ku ata qëndronin me fëmijët e tyre, 18 dhe 16 vjeç, të cilët nuk ishin në shtëpi në atë kohë. Fqinjët, duke dëgjuar zërat e gruas fatkeqe dhe duke parë tymin nga banesa, lajmëruan zjarrfikësit.