Policia e Kamzës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17 shtator të vitit të kaluar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, Kamëz, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim R. M., 24 vjeç, banues në Babrru Tiranë;
Ky shtetas më datë 17.09.2018, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.