Një aksident ka ndudhur ditën e sotmë në hyrjë të qytetit të pogradecit. Mësohet se mjeti tip “Mercedes-Benz”, ka përplasur shtetasin B.Xh, banues në fshatin Vërdovë, i cili lëvizte në rrugë me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit R.A, 35 vjeç, banues në Tiranë ndodhet i shoqëruar në Komisariat.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.12.2019, në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi R.A, 35 vjeç, banues në Laprakë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka përplasur shtetasin B.Xh, banues në fshatin Vërdovë, i cili lëvizte në rrugë me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ndërsa shtetasi B.Xh, u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al