Rëndohet situata pas tërmetit/ Ja bashkia më e prekur në vend

Diel, 15 December 2019 15:51

I ftohti dhe mungesa e vëmendjes nga strukturat shtetërore po e rëndon çdo ditë situatën në zonat më të prekura nga tërmeti.

Historitë që vijnë nga këto zona janë gjithmonë e më tronditëse.

 
 

Ndërkohë një raport i organizatës World Vision në Shqipëri vlerëson se Bashkia e Kurbinit është më e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

 

Organizata ka kryer verifikime në bashkitë Durrës, Kamëz, Kurbin dhe Lezhë. Problemi kryesor për banorët e Bashkisë Kurbin mbetet mungesa e strehës. 94% e banorëve të prekur nga tërmeti vijojnë të flenë në tenda, vlerëson raporti.

 

Raporti jep të dhëna alarmante edhe për numrin e invalidëve në këtë bashki. Rreth 25 përqind e shtëpive që janë monitoruar nga World Vision numërojnë të paktën një person me aftësi të kufizuar. Në total janë 180 invalidë në familjet e prekura nga tërmeti. 

Mungesa e higjienës është një problem që prek të gjitha bashkitë e monitoruara. Fëmijët janë grupi më vulnerabël nga banorët e prekur. 74% e tyre kanë treguar se ndihen të traumatizuar. Afro 50% e personave që janë pyetur nga World Vision kanë treguar se nuk kanë marrë informacion të mjaftueshëm për shërbimet e ofruara për përballimin e situatës nga tërmeti.

Login to post comments