Dy persona mbetën të vrarë këtë të enjte në Patos, brenda poliklinikës së qytetit. Ata u qëlluan me arë zjarri, ndërsa hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me një krim pasioni. Autori u arrestua pak pas vrasjes.
Ngjarja
Dy viktima e vrasjes së ndodhur në Patos pak pas mesditës së sotme punonin si efektivë të policisë së burgjeve. Ata janë Elis Kapaj, 22 vjeç, banues në fshatin Kashisht dhe Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Kuqa.
Krimi ka ndodhur në poliklinikën e qytetit. “Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit. si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri”, njoftoi policia. LEXO EDHE Denoncimi me dokumente/ “Si zyrtari i lartë përlau 800,000 Euro”. Malltezi paralajmëron padi
Nga të shtënat mbeti i vdekur në vend Kapaj, ndërsa Rrapaj mbeti i plagosur rëndë. Ai u transportua në spitalin Rajonal të Fierit, por nuk mundi të mbijetojë.
Autori, 22 vjeç, edhe ai gardian burgu, u largua pas ngjarjes, por u ndalua më vonë nga policia.
Dyshimet
Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se kemi të bëjmë me një krim pasioni.
Dyshohet se njëri prej viktimave kishte të dashur motrën e autorit Martin Skendaj dhe dyshohet se për këtë arsye ka nisur edhe sherri mes palëve që përfundoi në vrasje të dyfishtë.