Arben Kraja zgjidhet kryetari i SPAK

E Enjte, 19 December 2019 15:43

Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili janë 3 prokurorët që garojnë për kryesinë e SPAK. Në mbledhjen për vendimin final  Dumani është votuar me 4 vota pro nga Bazaj,  Dollapi, Cani dhe Esmeralda Cani.  Për Arben Krajën kanë votuar pro 6 anëtarë, Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla.

Anëtarët të cilët kanë votuar pro do të shpjegojnë arsyen se pse kanë votuar Altin Dumanin.

KLP ka vendosur një sistem pikëzimi me 7 kritere për secilin kandidat, mënyrë e përdorur edhe në përzgjedhjet e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët kanë plotësuar një formular sipas metodologjisë së pikëzimit për secilin kandidat.

Votimi do të kryhet për secilin kandidat sipas rendit alfabetik dhe fituesi duhet të ketë 6 vota. Sipas rregullores kryetari do të votojë i fundit.

Login to post comments