Denoncimi/ "Narkodrejtori detyron punonjësit të futen në objektin ë ka dëmtime në strukture"

Premte, 20 December 2019 16:48

Tërmeti i 26-nëntorit shkatërroi shumë ndërtesa si dhe nxori një pjesë të madhe jashtë funksionit. Por çudia më e madhe është se edhe pse disa ndërtesa janë shpallur të pabanueshme dhe ekspertët kanë lëshuar edhe raportet konkrete duke i cilësuar ato si mjaft të rrezikshme, drejtorët e rilindjes nuk duan t’ia dinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili tregon se si Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë, nuk e ka marrë parasysh raportin e ekspertëve dhe ka urdhëruar punonjësit që të futen në ndërtesën e cila konsiderohet si mjaft e rrezikshme.

Nga Sali Berisha/

Narkodrejtori detyron punonjesit te futen ne Objektin qe ka demtime ne strukture, te shpallur nga ekspertet ndalim hyrje per ta!

Lexoni mesazhin dhe dokumentat e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje doktor ! Nuk di kujt ti drejtohem tjeter pervec jush. Jam bashkeshorti i nje punonjese pran Agjencis se trajtimit te pronave Tirane , e cila ka dale jashte funksionit pas termetit te dhjetorit . Per kete situate eshte mbajtur dhe nje procesverbal nga autoritetet perkatese. Shqetesimi im eshte nje person i cili mban pozicioni e pergjegjsit te sektorit te kompensimit i cili qe diten e termetit deri me sot ngul kemb qe punojesit te futen neper zyra pa marre asnje garanci se cfare mund ti gje aty brenda duke qene se nuk eshte bere asnje rikonstruksion apo perforcim. E gjithe kjo vjen per shkak se duhet te dali deri ne fund te dhjetorit lista e perfituesve dhe kuptohen shkaqet e ngutjes se ketij personi me merini Ylli Gaxholli , i cili para interesit te tij ve ne rrezik jetet e punonjsve . Te lutem doktor do na i leri femijet jetim beni dicka . Po ju nis dhe sms qe na nisur ne grupin e stafit dhe akt kinstatimin qe objekti eshte jashte funksionit. Ju lutem anonim se ka qene ish prokuror dhe i ka lidhjet e forta. Flm

Modifikuar më Premte, 20 December 2019 17:09
Login to post comments