Ramës i mungon mbështetja ndërkombëtare/ Gazetari gjerman për DW: Njësoj si Vuçiç, mund t’i largohet BE

Premte, 20 December 2019 16:54

Norbert Mappes-Niediek, një nga gazetarët gjermanë me më shumë njohje në rajonin tonë, ka publikuar një analizë për Deutsche Welle.

Ai shkruan se situata në Ballkan, pas vetos franceze, nuk është qartësuar akoma.

Sipas tij, Samiti i Zagrebit në maj mund të rishikojë vendimin e tetorit, kur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, iu mbyll dera për nisjen e negociatave. “Por shpresa është e dobët,” shkruan ai.

Duke u ndalur te secili vend i Ballkanit Perëndimor me radhë, analisti shkruan se në Shqipëri pritet të shihet nëse Edi Rama do të shkëputet nga BE-ja. Sipas tij, Ramës i mungon mbështetja ndërkombëtare.

“Kriza vazhdon në Shqipëri. Nëse tejkalohet në vitin 2020, askush nuk e di se si. Ka pasur një ndalesë që prej zgjedhjeve të bojkotuara lokale dhe tërheqjes së opozitës nga parlamenti.
Kryeministri Edi Rama ka ngritur rrjete kriminale në vend, ka luftuar trafikun e drogës dhe ka fituar vëmendje në Europë për këtë. Por tani atij i mungon mbështetja ndërkombëtare- jo vetëm për shkak të bllokadës në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse një numër vendesh europiane, veçanërisht Holanda, nuk duan të intimidojnë opozitën shqiptare.

Nuk mund të pritet që Rama, i ndërgjegjshëm për pushtetin, të lëshojë lehtë. Përkundrazi, njësoj si Vuçiç në Serbi, ai mund të shkëputet nga BE-ja që nuk e mban fjalën, dhe të kërkojë rrugën e tij”, shkruan si.

Modifikuar më Saturday, 21 December 2019 09:35
Login to post comments