Kompania bëri riorganizim të punonjësve, vrasin veten 19 prej tyre, të tjerët në depresion

Premte, 20 December 2019 17:29

Ish-bossi i France Telecom dhe dy ish-drejtues janë burgosur lidhur me vetëvrasjet e punonjësve në vitet 2000.

Didier Lombard u dënua me një vit, po ashtu edhe Louis-Pierre Wenes dhe Olivier Barberot, megjithatë 8 muaj nga dënimi iu pezulluan.

Kompania, që tani quhet Orange, u gjobit me 75.000 euro.

Gjykata shqyrtoi rastet e 39 punonjësve, 19 prej të cilëve vranë veten dhe 12 të tjerë tentuan ti jepnin fund jetës.

Ndërsa të tjerë ranë në depresion ose ishin të paaftë për të punuar më.

Kjo ndodhi gjatë një riorganizimi të madh të kompanisë që preku mijëra të punësuar.

Katër drejtues të tjerë u shpallën fajtorë për bashkëpunim dhe morën 5.000 euro gjobë.

Lombard, ish-presidenti dhe shefi ekzekutiv, Ëenes, zëvendësi i tij, si edhe Barberot, ish-drejtori i burimeve njerëzore, gjithashtu morën një gjobë prej 15.000 euro.

Avokati i Lombard, Jean Veil, tha se klienti i tij do të apelojë kundër dënimit.

"Do dalin nga dritarja"

Në atë periudhë, ndërmarrja e sapoprivatizuar nisi një riorganizim të madh.

Lombard u përpoq të hiqte 22.000 punonjës nga puna dhe të rikualifikonte të paktën 10.000 të tjerë.

Disa punonjës u transferuan larg nga familjet e tyre, u lanë pa punë kur u zhvendosën zyrat e kompanisë, ose u caktuan në punë të rëndomta.

"Unë i nxjerr nga puna në një mënyrë ose tjetër, përmes dritares ose përmes derës,"- u tha Lombard menaxherëve të vjetër në 2007.

Ai pranoi që riorganizimi i shqetësoi punonjësit, por hodhi poshtë idenë se kjo çoi në vetëvrasjen e tyre.

Ndër rastet e dokumentuara:

-Në vitin 2009, një 32-vjeçare i dha fund jetës në punë në Paris

-Një grua u përpoq të vriste veten në qytetin e Metz, kur mësoi se do të transferohej për herë të tretë brenda vitit

-Në vitin 2011, një punonjës 57-vjeçar vrau veten pasi arriti në punë Bordeaux

Login to post comments