Tiranë/ Policia përplaset me protestuesit që i tregojnë Vuçiçit krimet e Serbisë në Kosovë

Premte, 20 December 2019 17:13

Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë po proteston kundër mini shengenit ballkanik. Ata kanë patur një përplasje me policinë dhe kanë pretenduar se janë dhunuar pasi po i tregojnë Vuçiçit krimet e Serbisë në Kosovë.

Protestuesit thonë se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë.

"Unë po mbroj dinjitetin e shqiptarëve. A mori leje Vuçiç kur erdhi në Shqipëri? A jemi shqiptarë në Shqipëri apo e kemi me qira këtë tokë", tha një protestues

"Janë ca kufoma që po ecin për inerci mbi tokë. Këta maskarenj kanë 30 vjet që na shkatërrojnë këtë komb. E ndjejmë se policët janë në siklet, se edhe ata gjak shqiptari kanë. Këtë bën kjo politikë që na vë në përplasje. Patriotët nuk e shkatërrojnë Shqipërinë, por e bëjnë Shqipërinë", tha një tjetër protestues.

 

 

1

Një protestuese i ka kërkuar policisë që të mos e prekë me dorë pa i treguar një mandat arresti, ndërsa tha se “Shqiptari shtyn shqiptarin, për një vrasës”.

Me fjalën ‘vrasës” ajo i referohej Vuçiç, i cili ngjalli zemërim tek shqiptarët duke mohuar masakrën e Recakut.

vucici 3 vucici 2 vucici 1

vucici 5 vucici4

Modifikuar më Premte, 20 December 2019 17:42
Login to post comments