Drejtuesi i Vetëvendosje-s për Shqipërinë, Bojken Abazi, u shpreh pasditen e sotme se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, erdhi dhe iku si një mi.
Abazi e cilësoi Vuçiç një kriminel lufte, që ka lyer duart me gjakun jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të popujve të tjerë të Rajonit.
“As nuk u mor vesh kur hyri te Rogneri, as nuk u mor vesh kur doli nga Rogneri, pasi erdhi dhe iku si mi.
Vuçiç i ka duart të lyera me gjak, jo vetëm të shqiptarëve.
Edhe sot kur të shkojë në koncertin e bamirësisë, apo nesër kur të shkojë në Durrës te banesat e shqiptarëve të prekur nga tërmeti, ata do ta kenë shumë të qartë se në prag të shtëpisë i ka shkuar një kriminel lufte”, tha Abazi, ndërsa me një grup qytetarësh protestonin para vendit ku zhvillohej takimi informal mes Kryeministrit Edi Rama, Presidentit serb Vuçiç dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.