Eksperti gjerman: Nën qeverisjen e Ramës tregtia e drogës u rrit me shpejtësi

Premte, 20 December 2019 19:36

Eksperti gjerman për rajonin, Martin Henze, deklaron se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të drejtojnë OSBE-në. Në një mesazh në Twitter, Henze shkruan se Shqipëria, nën drejtimin e Ramës, ka një qeveri problematike që dyshohet se ka manipuluar zgjedhjet dhe ka favorizuar trafikun e drogës.

“Problemi është se kryeministri Rama dyshohet për manipulim të zgjedhjeve parlamentare. Gjatë sundimit të tij tregtia e drogës me BE është rritur me shpejtësi, sondimi i ligjit nuk ekziston prej dy vitesh dhe liria e shtypit po minimizohet. Kjo nuk është gjë e mirë”,- shkruan Henze në Twitter.

Login to post comments