Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 21-vjeçar që ishte shpallur në kërkim. I riu ishte në mjetin e tij në Durrës dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar.
Menjëherë pas kësaj Policia është vënë në ndjekje të tij dhe e ka arrestuar. Pas kontrollit në makinë i ka gjetur dhe një sasi të vogël narkotike e dyshuar si kokainë.
NJOFTIMI I PLOTË
Nuk i bindet urdhrit të Policisë për të ndalur dhe tenton të largohet, por arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar. Ndalohet dhe një 30 vjeçar në kërkim kombëtar. Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: S.K.,21 vjeç banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë gjatë patrullimit kanë konstatuar një automjet i cili bënte parakalime të gabuara dhe i kanë dhënë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi.
Menjëherë shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, ku drejtuesi i mjeti braktisi mjetit dhe tentoi të largohej me vrap por s’ka mundur dot pasi është vënë në pranga nga Policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë”.