Gjykata e Fierit është mbedhur sot me shpejtësi dhe ka vendosur masën e arrestit me burg për gardianin Martin Skëndaj, i cili vrau me armën e shërbimit dy kushërinjtë çuna tezesh 22 dhe 26 vjeç, Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj.
Një prej viktimave kishte të dashur motrën e gardianit, Martin Skendaj dhe për këtë arsye ka nisur edhe sherri.
Siç duket, ai nuk ka pasur dijeni për këtë lidhje të motrës, megjithatë mbetet të shihet derisa të zbardhet e plotë ngjarja. Martin Skendaj ndodhej në ambientet poliklinikës kur filloi konflikti e më pas qëlloi me armë Elis Kapajn dhe Manol Rrapajn, duke i lënë të dy të vdêkur. Më pas ai u arrestua nga forcat e policies së Fierit.